Union Bank financon nevojat tuaja në sektorin privat për të zgjeruar aktivitetin, për të ndërtuar dhe finalizuar projektet tuaja, për të mbështetur idetë tuaja, për të përmirësuar teknologjinë, për nevoja likujditeti, për të harmonizuar ciklin e biznesit tuaj, jemi gati për cdo nevojë emergjente tuajën!

Ne duam të jemi partnerët tuaj, të krijojmë një marrdhënie besimi afatgjatë me ju! Duam të jemi banka juaj!


Avantazhet tona janë fleksibiliteti, çmimet dhe kushtet me konkuruese, shpejtësi dhe lehtësira në plotësimin e kërkesave tuaja!

Overdraft            
Kredia për kapital qarkullues mund të ofrohet në formën e overdraftit, i cili ka për qëllim financimin e nevojave likuide të biznesit në një periudhë afatshkurter.            
Overdrafti është një produkt sipas të cilit banka akordon një limit kreditor ( I quajtur limit overdrafti ) kundrejt të cilit klienti kryen tërheqje nga llogaria e tij rrjedhëse.             
Mund të përdoret për pagesa të ndryshme, pagesa furnitorësh, detyrimesh, pagesa kontratash etj. Interesi llogaritet në bazë të balancës së tërhequr ditore.             
            
Overdraft automatic            
Union Bank ofron edhe overdraftin automatik për klientet e saj, me një limit automatik deri në 1,000,000 Leke, pa kolateral.            
            
Kredi             
Union Bank ofron kredi biznesi me një afat maturimi deri në 12 vjet për të mbuluar nevojat për investime të shoqërisë .             
Union bank ofron një gamë të gjerë produktesh kreditore, përkatësisht :            
            
Kredia e shpejtë            
Kredi me limit maksimal deri në 1,000,000 Lek e cila u akordohet bizneseve për të mbuluar nevojat e tyre të shpejta.            
Nuk ka nevojë për kolateral            
            
            
Kredia për makina            
Kredi me afat maturimi maksimalisht 4 vjecare, të cilat përdoren me qëllim financimin për blerjen e makinave apo automjeteve me përdorim për qëllime biznesi, dhe që rregjistrohen si asete të aktivitetit.            
            
Kredia per investime ne makineri dhe pajisje ( linja prodhimi )            
Në këtë klasifikim përfshihen financimet që i akordohen biznesit për investime në blerje pajisjesh në funksion të aktivitetit.            
Afati i maturimit për këto kredi është i lidhur me jetëgjatësine e tyre, por nuk duhet të kalojë afatin 5 vjecar.                                                                   
            
            
Kredia për inventar dhe kapital qarkullues            
Me një afat maksimalisht 3 vjecar , këto kredi përdoren për financimin e operacioneve të përditshme të një aktiviteti biznesi dhe paguhen me këste mujore.            
            
            
Kredia per investime ne  pasuri te paluajtshme            
Kredi afatgjata të cilat janë të përshtatshme për financimin e investimeve në objektet e ushtrimit të aktivitetit apo blerjen e tyre.            
Afati i maturimit shkon nga 7-12 vite, në varësi të llojit të investimit.            
            
Kredia për panele Fotovoltaike            
Union Bank mbështet investimet në energjinë  e rinovueshme, per kete ajo u ofron te gjithe klienteve te saj mundesine per financimin me kredi per Panelet fotovoltaike             
me qëllim përdorimi financiar. Afati I maturimit shkon deri në 5 vite dhe norma interesi të ulta.            
            
Kredia e sigurtë            
Kredia e sigurte eshte ajo kredi e garantuar me Cash Collateral. Kredia e sigurte jepet ne 2 forma:            
            
Kredi Bullet- me ripagim në maturim të depozitës ( principali & interesi )            
Kredi standarte me këste- Cdo muaj paguhet ( Principal + Interes )            
            
Union bank ofron gjithashtu mundësi të ndryshme të ripagimit të kësteve përvec kësteve të rregullta mujore, përkatësisht :            
            
Kredi me plan ripagimi të çrregullt           
Kredi që jepen për biznese me fluks sezonal aktiviteti, të përdorura në financime për kapital qarkullues, por            
që kanë një plan të çrregullt ripagimi në varësi të fluksit apo sezonalitetit të biznesit.            
            
            
Kredi me grace period           
Kredi që jepet për një biznes /investim start up apo në bazë të një specifike të investimit/projektit, gëzon një periudhë të mospagimit të interesave, apo principalit.            
Kjo periudhe mospagese nuk do të kalojë 12 muaj, por në raste specifike mund të shkojë edhe 18 muaj.            
            
            
Letër kredi            
            
Letra e kredisë garanton që një operacion të vazhdojë sipas parashikimit             
Letër krediti është një detyrim I ndërmarrë nga banka për kryerjen e një pagese kundrejt plotësimit të kritereve të përcaktuara.            
Sapo këto kritere të plotësohen e konfirmohen, banka do të transferojë fondet.            
            
Garanci bankare            
            
Garancia bankare redukton humbjet në rast se transaksioni nuk shkon sipas parashikimit.             
Garancia bankare siguron një shumë monetare në favor të përfituesit. Kjo shumë është e pagueshme vetëm në rast se             
pala tjetër e angazhuar në transaksion ( klienti ) nuk plotëson detyrimet e saj sikurse përcaktuar në marrëveshjen e nënshkruar mes palëve. 

 

Klikoni ketu per me teper info                                                 

Per me shume informacion rreth LandesLease, kontaktoni:

www.landeslease-al.com 

This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it. 

Tel: +355 (0) 4 23 89 111

       +355 (0) 4 22 48 938

       +355 (0) 4 22 74 630

Fax: +355 (0) 4 22 51 038