Mbrëmja e dt. 12 korrik ishte e veçantë për ekipin e futbollit të Union Bank, i cili për të dytin vit radhazi arriti të fitojë kupën e kampionatit të Minifutbollit.

Skuadra e përbërë nga punonjës të Bankës u shpall kampione pas një ecurie me rezultate mjaft pozitive gjatë organizimit të kampionatit. Ajo fitoi me dinjitet 8 ndeshje te zhvilluara gjate ketij kompeticioni.

Në mbështetje të uniformës portokalli, në fushë ishin prezentë si tifozë dhe kolegë të Bankës të cilët i dhanë më shumë ngjyra atmosferës së kësaj përballjeje vendimtare. 

Union Bank ka gjithmonë në vëmendje zhvillimin e sportit, si dhe inkurajon pjesëmarrjen e stafit të saj në kompeticione të ndryshme sportive.