Dega e re Union Bank Sarandë i shtohet së fundmi rrjetit tonë të gjerë i cili numëron 33 degë në të gjithë vendin, me një ambjent të ri dhe komod në qytetin bregdetar të Sarandës. Union Bank vijon kështu strategjinë e zgjerimit në treg duke përmbushur misionin për të qenë sa më afër klientëve të saj individë dhe biznes, me ofertat më konkurruese dhe një shërbim të shkëlqyer klienti.

Stafi ynë i përkushtuar në degë ju mirëpret për tju ofruar produktet dhe shërbimet më të mira bankare, të përshtatura sipas nevojave tuaja!

Ju ftojmë të na vizitoni në vendodhjen tonë të re në adresën: Rr. “Skënderbe”. Lgj. 1, Sarandë.