NJË BANKË E SHËNDETSHME
DHE E QËNDRUESHME

Profili
i Bankës

Union Bank ka filluar aktivitetin në 11 Janar 2006, sipas Licensës Nr.18 të datës 9 Janar 2006, lëshuar nga Banka e Shqipërisë për të ushtruar veprimtari bankare në Republikën e Shqipërisë. Union Bank u themelua si një bankë private me kapital 100% shqiptar nga një prej institucioneve më të suksesshme të sistemit financiar shqiptar Unioni Financiar Tiranë sh.p.k. (UFT), përfaqësues i Western Union Financial Services Inc. për Shqipërinë, Kosovën e Maqedoninë. Vlerat dhe përvoja pozitive që UFT përçoi tek klientët e tij, bënë të mundur që Union Bank në një kohë mjaft të shkurtër të zgjeronte rrjetin e degëve në të gjithë territorin e Shqipërisë, duke u bërë natyrshëm zgjedhja e preferuar e klientit shqiptar. Një konfirmim më tepër erdhi në vitin 2008 nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), e cila nëpërmjet blerjes së 12,5% të aksioneve, u bë pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të Union Bank për ta shndërruar atë në bankën më të dashur për klientin shqiptar.

Misioni
dhe vizioni

MISIONI YNË
Union Bank është angazhuar që të jetë një institucion financiar i fortë dhe i qëndrueshëm, duke ofruar produkte lehtësisht të aksesueshme dhe të diferencuara, si dhe eksperiencë të shkëlqyer bankare për të gjithë klientët tanë.

VIZIONI YNË
Ne qëndrojmë në treg të fortë, për t’i ofruar klientëve tanë, kolegëve dhe komunitetit, mundësi për të bërë më shumë në jetë.

Vlerat
tona

  • Ne çmojmë integritetin si organizatë dhe si individë.
  • Ne kërkojmë të krijojmë marrëdhënie besimi dhe respekti me klientët tanë.
  • Ne vlerësojmë profesionistët e kualifikuar, besnikë dhe të përkushtuar si asetin tonë më të çmuar.
  • Ne vlerësojmë dedikimin pa kompromis për të kuptuar dhe plotësuar nevojat financiare të klientëve tanë si dhe për të nxitur rritje të qëndrueshme.
  • Ne përqafojmë ndryshimin dhe do të vazhdojmë të kërkojmë mënyra për të siguruar cilësi, shërbime me kosto efektive që plotësojnë apo tejkalojnë pritshmëritë e klientëve tanë.
  • Ne jemi të përkushtuar për të ofruar shërbimin më të mirë të mundshëm për klientët tanë.
  • Për t’i shërbyer aksionerëve tanë dhe për të pasur mbështetjen e tyre, ne jemi të përkushtuar për një komunikim transparent të strategjisë sonë, qeverisje të kujdesshme dhe kthime tërheqëse dhe të qëndrueshme.