BERZH do të ndajë riskun e projekteve individuale në të gjithë sektorët e ekonomisë duke garantuar një pjesë të ekspozimit të kredive të bizneseve korporatë dhe SME të Union Bank

Ndërmarrjet shqiptare do të përfitojnë akses më të mirë në financim tashmë, falë marrëveshjes për Ndarjen e Riskut prej 30 milion Eurosh që Drejtoresha  Rajonale për Europën Qëndrore dhe Juglindore e BERZH, znj. Charlotte Ruhe, ka nënshkruar me z. Gazmend Kadriu, Drejtor i Përgjithshëm i Union Bank.

Nëpërmjet Marrëveshjes së Ndarjes së Riskut, BERZH u ofron bankave partnere një skemë për Ndarjen e Riskut të financuar ose të pafinancuar në Dollarë Amerikanë, Euro ose monedhë vendase, sipas së cilës BERZH merr përsipër pjesë të riskut të kredive të dhëna nga bankat partnere ndaj klientëvë që përmbushin kriteret.

Klikoni këtu për të lexuar komunikimin e plotë për shtyp.